×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Prokuroria “fle” mbi dosjet e krimit elektoral. Raporti evidenton thirrjen e Ramës drejtuar policëve

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:30

Prokuroria “fle” mbi dosjet e krimit elektoral. Në këtë përfundim ka dalë Dhoma Zgjedhore e cila në raportin e bërë publik thotë se nga 92 procedime penale për shit-blerje vote , vetëm 7 prej tyre janë çuar për gjykim. Raporti jep të dhëna edhe për 3600 shkarkime nga puna gjatë fushatës zgjedhore të Qershorit 2017. Edhe për këto denoncime Prokuroria ka heshtur.

Raporti evidenton edhe rastet kur zyrtarë politikë si kryeministri Rama , ministrja teknike e arsimit,  kryebashkiaku i Vlorës si dhe një kandidat për deputet në qarkun e Beratit u bënë objekt i kallëzimit penal . Edhe për këta të fundit nuk pati ndonjë dënim theksohet në raport.

Gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet pasrlamentare qershor 2017 u raportuan nga media 140 raste të veprave penale  që prekin zgjedhjet e lira. Një temë tjetër e rendësishme është ajo e largimeve nga puna. Sipas të dhënave 3600 punonjës të administratës u pushuan , por edhe pse nga ish-kreu i Prokurorisë së Poërgjithshme Adriatik Llalla u deklarua se do të nisin hetimet për të gjitha rastet, prokurorët kanë fjetur mbi dosjet.

Edi Rama në një moment çekuilibrimi politik ka kërkuar nga forcat e policisë të angazhohen në fushatë elektorale, për të mbledhur sipas tij sa më shumë vota për Partinë Socialiste. Deklarata u bë gjatë takimit të tij në Berat, e cila është as më shumë e as më pak, por një shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Kushtetuta e Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë që forcat e armatosura e kanë të ndaluar të marrin pjesë në aktivitete politike, dhe aq më shumë në fushata elektorale. “Në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS.

Në mënyrë që të mos e lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar më shumë se asnjëherë më parë”, është shprehur Rama, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit, e cila në të gjitha rastet shprehet se ajo është e depolitizuar. Por jo vetëm kaq. Deklarata vjen në një moment, kur Edi Rama ka firmosur një marrëveshje dhe ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme, pikërisht për të ulur ndikimin e parave të drogës, por edhe përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë. Që prej të paktën vitit 2001, të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor kanë pasur të paktën si synim mbajtjen larg të policisë nga zgjedhjet.

 Për këto deklarata u depozitua kallëzim penal ndaj Ramës, por Prouroria nuk nisi hetim duke u mjaftuar me faljen që kryeministri bëri pak ditë më vonë në rrjetin social facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...