Fier/ Burri humbi jetën nga koronavirusi, e shoqja u shërua

E mërkurë, 15 Prill 2020 14:33

Viktima e 25-të e koronavirusit në Shqipëri është një 90-vjeçar nga Fieri. Miistria e Shëndetësisë bëri me dije se i moshuari ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

ABC News raporton se 90-vjeçari u evidentua 2 javë më parë si i infektuar. Bëhet fjalë për vatrën ku u prekën dy bashkëshortët e moshuar në një pallat në lagjen “15 tetori” si edhe një mësuese.

90-vjeçari e humbi betejën me koronavirusin, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet ende në Spitalin Infektiv dhe në kushte të tilla ajo ende nuk e ka mësuar lajmin e vdekjes së bashkëshortit

Pritet që sot ajo të transferohet drejt banesës së saj duke qenë se ka dalë negative në testin e dytë që i është bërë. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se infektimi i bashkëshortëve ka qenë i rastësishëm, pasi nuk kanë pasur histori udhëtimi apo kontakte me persona të infektuar.

Ndërkohë, në Fier situata është e qetë, pasi prej një jave nuk ka raste të reja të konfirmuara.

Login to post comments