Prej kohësh në ndihmë të kauzës humanitare të dhurimit të gjakut, kreu i Shtetit, Ilir Meta falenderon edhe stafin e ambasadës italiane bashkë me ambasadorin Fabrizio Buçi që u bënë sot pjesë e kësaj kauze.
Meta shpreh mirënjohjen e tij për aktin e tyre dhe thotë se dhurimi i gjakut është xhest solidariteti dhe vjen në një moment të vështirë për të gjithë shqiptarët.
Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta:
Falenderoj Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Sh.T.Z Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës italiane, që në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut.
Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë.