Presidenti Meta nga emisioni Byro Politike në ABC News, ka bërë thirrje që ndihmat ekonomike të jenë efektive dhe të shkojnë për njerëzit që kanë më shumë nevojë në këto momente.
Jemi në rrugën e duhur, pasi vetëm bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi do na ndihmojë për ta përballuar këtë sfidë.
Mbledhja e sotme ishte një vazhdimësi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së para 3 javëve.
Sa i takon çështjes së arsimit, sot ishte një çështje e një rëndësie të veçantë. Shkëmbyem mendime se ky vit shkollor duhet të përmbyllet patjetër, në mënyrë që të gjithë fëmijët dhe studentët të kenë mundësi ta përfundojnë këtë vit.
Sa i takon paketave ekonomike të qeverisë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ato janë të një situate krize dhe jo të një shpërthimi ekonomik. E rëndësishme është efektiviteti i tyre. Këto akte janë pozitive, por akoma më pozitive është që ndihma të shkojë aty ku pritet dhe ku ka më shumë nevojë.
Në këtë proces do të bëhen përpjekje më të mëdha që të lehtësohet kostoja e të gjithë kësaj krize për të gjithë aktorë.
Është me rëndësi të rritet numri i testimeve