Shqiptarët e kthyer nga Roma: Paguam 200 euro biletën.....

Saturday, 18 Prill 2020 23:00

Avioni me udhëtarë që mbërriti disa minuta më parë nga Roma ka zbritur emigrantët shqiptarë që ishin bllokuar në shtetin fqinj, ndërkohë që disa pasagjerë kanë folur për Fax News pas daljes nga aueroporti i Rinasit.

Disa prej pasagjerëve shprehin ankesa për kontrollet e bëra, kishte nga ata që shprehen se janë detyruar të shtrëngohen ekonomikisht për të paguar hotelet, ndërkohë që janë detyruar që për 14 ditë të vetëkarantinohen.

Qeveria do të paguajë një pjesë të shpenzimeve të tyre ndërsa pjesën tjetër janë vetë qytetarët që do e shlyejnë.
Disa nga komentet e qytetarëve për gazetaren e Fax News, Fjona Çelaj:

 

“Na kanë matur temperaturën, kontrolli ka qenë rigoroz”, tha një qytetar.
“Kam një muaj në Itali. Plotësuam formularin për hotelin, familjen e kam këtu, jam vetëm. Nuk ka pasur shumë udhëtarë, nuk di të them një shifër”.

 

“Kam 2 muaj në Itali, asnjë nuk me ndihmoi, kemi bërë disa herë kërkesë, ambasada herë na thoshte po herë jo. Ne shkuam për hall dhe mbetëm atje, kisha time shoqe në spital, na bllokuan rrugët. Ishim tek vajza. Nuk ka pasur masa këtu në aeroport, edhe në Itali vetëm na treguan për hotelin. Unë ju thashë se kam shtëpinë time pa njerëz brenda, nuk më lejuan.

Do shkoj në hotel, kam paguar 200 euro dhe 200 për biletën. Ne jemi pensionistë, mirë që ju kemi rënë në qafë fëmijëve edhe ata kanë mbetur pa punë, pensioni nuk na del as për 10 ditë”.

“Kam qëndruar një muaj e gjysëm, janë respektuar masat e sigurisë, matjen e temperaturës,distancën. Unë do të jem vetëm në hotel, do paguaj se nuk gjeta dhomë teke as dyshe, por mora dhomë treshe, do paguaj 400 euro dhe 200 euro bileta. Rrofshin që na sjellin njëherë. Nuk e di sa udhëtarë kanë qenë në avion, por kishte goxha. Një pasagjer në sedilje ishim ulur. Kemi pasur distancë”.

“Në rregull udhëtime vetë çmimet nuk na pëlqyen. Jam bashkë me gruan, na matën temperaturën. Faleminderit që na mundësuar kthimin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...