Mesazh i qartë për Ramën/ Zëdhënësja e KE-së: Do të të vëzhgojmë rreptësisht për shpenzimet e fondeve

E mërkurë, 22 Prill 2020 16:42

“Komisioni Evropian do të vëzhgojë nga afër shpenzimin e fondeve të lëvruara nga BE për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri, në përputhje me rregullat dhe procedurat e rrepta të BE-së për një zbatim efektiv dhe transparent të ndihmës financiare”, garanton, në përgjigjen e pyetjeve të drejtuara nga Euroneës Albania, Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit.

Komisioni sqaron se zgjedhja e mënyrës së zbatimit për pjesën e premtuar prej 115 milionë euro grante, udhëhiqet nga kapacitete të shëndosha financiare dhe me kapacitet të shpejtë lëvrimi, ndërsa zgjedhja e sektorit bazohet tek dokumenti i Vlerësimit të Nevojave pas Shkatërrimit, në koordinim me angazhimet nga donatorë të tjerë.

Për këtë do të ndiqen kontratat me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, në bazë të marrëveshjeve kuadër me OKB-në, duke ndjekur sistemet e kontrollit të kësaj organizate dhe marrëveshjet e raportimit sipas marrëveshjes me OKB.

“Përveç kësaj, qeveria ka ngritur një komision shtetëror për vëzhgimin e përpjekjeve të përgjithshme të rindërtimit, ku BE ka vendin e saj dhe do të ketë ekspertët e saj që do të punojnë në mënyrë që zbatimi të ndjekë një proces të duhur dhe transparent”, shpjegon zëdhënësja e KE në lidhje me pyetjet e Euroneës Albania mbi garancitë e monitorimit të shpenzimit të fondeve. 

Sipas Komisionit, ekspertët evropianë do të këshillojnë që sistemet e ngritura për zbatimin të garantojnë një menaxhim të shëndoshë financiar të fondeve.

Kontrata e parë prej rreth 15 milionë euro grante, e cila nënshkrua një javë më parë me zyrën për Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, synon rindërtimin e 22 shkollave, dhe një pjesë tjetër e 100 milionëve pritet të shkojë për nevojat e sektorit të edukimit.

Komisioni po vijon diskutimet ndërkohë me qeverinë shqiptare për një pjesë të dytë ndihmash që do të mbështesnin nevojat e rindërtimit në sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara rëndë nga tërmeti, për të ndihmuar kështu edhe sektorin e turizmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...