Kruja po kthehet në vatër të nxehtë/ Mjeku ngre alarmin: ISHP të shikojë me urgjencë situatën

E mërkurë, 22 Prill 2020 17:39

Banorët e Krujës dhe strukturat shëndetësore janë të alarmuar në lidhje me përhapjen e shpejtë të Covid-19 në këtë qytet dhe zonat përreth.  Mjeku i spitalit të Krujës, Adi Mata shprehet i shqetësuar në lidhje me rritjen e rasteve në një kohë kaq të shkurtër.

Ai kërkon parandalim në kohë të rasteve dhe për këtë kërkon që strukturat qëndrore të shëndetësisë të vijnë në Krujë dhe të marrin masa më të forta.

“Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë. I bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën në Krujë. Të bëjë dhe tamponët. Këto vatra kanë dalë nga firmat private. Kur për 40 ditë populli ishte i karantinuar ato kanë qenë në punë. Dhe shenjat klinike të rënduara janë paraqitur që nga dita e premte dhe në vazhdim. Të merren masa pa arritur në ekstrem kjo vatër”, shprehet ai.

 
Login to post comments