Basha: Do kishim blerë 50 herë më shumë kite se sot, ja masat që do merrja nëse do ishim në pushtet

E mërkurë, 22 Prill 2020 18:59

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një lidhje me Skype për emisionin Pasdite me Xhaxhiun në Fax Neës foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi.

Ai tha se fasoneritë duhej të mbylleshin më shpejt duke mënjanuar një situatë të tillë si ajo në Krujë.

 

I pyetur nëse do ishte Kryeministër në këtë situatë që po kalon vendi ai tha se do ndiqja këto 3 rrugë urgjentisht

 
 

1- Do mbyllja urgjentisht kufinjtë më Italinë që në momentin që plasi pandemia.

 
 

2-Nuk do prisja 2 javë për të shpallur gjendjen e jashtëzkonshme sepse dukej qartë se ishte një gjendje e tillë

3-Do të anuloja të gjitha kontratat koncesionare me përjashtim të hemodializës dhe me lekët e këtyre dhe të tjera koncesione do të viheshin në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Sipas Bashës 45 ditë ishin të humbura do ai thotë se do ti kishte përdorur për të blerë kite për të testuar.

Do kishim deri 50 herë më shumë testime nga sa kemi sot,-tha Basha.

Login to post comments