Koronavirusi, 138 të vdekur në 24 orët e fundit në Holandë

E mërkurë, 22 Prill 2020 19:24

Holanda vazhdon të jetë një vend që raporton numër të konsiderueshëm viktimash e të infektuarish me Covid-19. Shteti holandez ka raportuar 138 të vdekur në 24 orët e fundit. Në total, Holanda ka regjistruar 4054 viktima nga koronavirusi. Ndërsa, sa i përket numrit të të infektuarve me koronavius, Holanda ka 34 842 persona të tillë. Në orët e fundit, janë infektuar me Covid-19, 708 njerëz.

Login to post comments