Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me News 24, u shpreh ndër të tjera se situata e infeksionit është shumë më e rëndë se sa tregon qeveria, ndërkohë që qeveria bën 5 herë më pak teste se Maqedonia
Pyetje: Qeveria shprehet se sasitë e testimeve bëhen në bazë të rekomandimeve të OBSH-së. Keni një koment?
Lulzim Basha: Êshtë gënjeshtër, është e pavërtetë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Pse rekomandimet e OBSH-së në Shqipëri u zbatokan 5 herë më pak se në Maqedoninë e Veriut?! Jo, jo. E para e punës kjo ndodh sepse këta nuk kanë mjaftueshëm kite testimi dhe kjo është arsyeja, përse prej 2-3 javësh unë i kam kërkuar për tjerëve ndërkombëtare dhe në veçanti SHBA, BE por edhe OBSH - se të na ndihmojnë në këto sektorë prioritare, në veçanti tek testimi. Këta akoma nuk mjaftueshëm kite testime. Shpresoj se me ndihmën e partnereve tanë të arrijmë, por këta s'kanë bere asgjë në këtë drejtim. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe ka gënjyer se tha i kam ndërmarrë masat.
E dyta, në qoftë se do të bëhej testim i mjaftueshëm, sa më shumë testohet, aq më shumë të infektuar dalin. Aty ku rritet testimi, rritet edhe numri i zbulimeve. Por kjo do të tregonte, do të nxirrte në pah atë që çdo shqiptar e di, që situata nuk është siç do ta paraqesë kryeministri, nuk është siç do ta paraqesë qeveria, por është shumë më e rëndë, është më e rëndë në përmasat e përhapjes së infeksioni dhe është dhjetëra herë më e rëndë në katastrofën ekonomike dhe sociale me të cilën përballet shumica e familjeve shqiptare sot sepse nuk kanë marrë mbështetje.
Mbështetje e premtuar ka shkuar më pikatore dhe mbështetja në letër nuk mbulon as 1/10 e nevojave të shqiptarëve. Pse, nuk ka para?! Jo, nuk është e vërtetë. Paratë janë por Rama ka vendosur që këto para të vazhdojë tua lërë në duar, në xhepa dhe në konto bankare 10 oligarkëve me afera dhe koncenisone dhe ti trajtoj ato jo si leket e buxhetit, të taksave por si leket e veta.
Ky është problemi. Ndodhemi sot me 23 prill me një situatë që nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër të rajonit, as me Kosovën, as me Maqedoninë e Veriut, as me Malin e Zi. Shqipëria është vendi ku qeveria nuk ka ngritur as gishti me të vogël për të ndihmuar familjet, per te ndihmuar bizneset por i ushqen me luge bosh dhe i ushqen me të dhëna të rreme. Pse?! Pikërisht per te fshehur dështimin e saj total ne përballimin e kësaj krize.