Qeveria e dështuar, Basha: Nga luksi në Surrel është e vështirë të numërosh të varfrit dhe të papunët

E Enjte, 23 Prill 2020 18:24

Qeveria e dështuar, Basha: Nga luksi në Surrel është e vështirë të numërosh të varfrit dhe të papunët

 

Pyetje: Do të doja t'ju sillja në vëmendje një reagim të fundit të kryeministrit Rama lidhur me deklaratën e koalicionit opozitar ku është shprehur para epidemisë kishim vetëm të papunë tani paskemi punëtorë të varfër që duhen paguar dhe po t’i mbledhësh siç i numëron Partia Demokratike bëhen 2 milionë, nuk paska ikur kush nga Shqipëria.

Dhe diçka tjetër, nëse nuk reagon qeveria në thirrjen që ju i bëni, që opozita i bën vazhdimisht çfarë do të bëni në vijim zoti Basha?

Lulzim Basha: Nga Surreli është e vështirë të numërosh të varfrit apo të ndjesh dhimbjen e tyre. Kur e ke mendjen te mbrosh paratë e oligarkëve, kur e ke mendjen te vjedhësh me tenderat e shëndetësisë, e ke shumë te vështirë të ndjesh dhimbjen e njerëzve. Në fakt mjafton të hapë ekranet dhe të dëgjojë sot ato zonjat e fasonerisë në Korçë, mjafton të shohë sesi, për shkak të dështimit të tij, për shkak të vendimit të tij për të mos mbyllur fasoneritë. Kam katër javë që ia kërkoj në çdo formë dhe mënyrë, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sot ka dy bashki që i janë shtuar hartës së infeksionit dhe ku infeksioni ka marrë përmasa gjigande brenda 72 orëve. Dhe pse nuk i mbyllin? Sepse 15 milionë euro, që do të mjaftonin për të paguar rrogën, se shumica prej tyre marrin pagë minimale nga këto zonja dhe vajza, vazhdon t’ua japë një grushti oligarkësh. Prandaj, them që nga Surreli e ka të vështirë të flasë për varfërinë, e ka të vështirë të ndjejë dhimbjen e njerëzve. Mjafton të hapësh pak sytë, të hapësh pak veshët. Mjafton të zhvendosë paratë nga oligarkët, nga koncensionet tek qytetarët dhe do ta kuptojë sa mbrapa jemi dhe sa e ngutshme është nevoja për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, për t’u ardhur në ndihmë grave dhe nënave nëpër fasoneri, për t’u ardhur në ndihmë kryefamiljarëve që i shohim ditë për ditë në ekrane me sytë nga qielli se s’dinë çfarë t’u çojnë fëmijëve në darkë. Për t’u ardhur në ndihmë bizneseve. S’mund t’i ngopësh as me premtim bosh, as me skema kreditimi kur vetë shteti është debitor para këtyre bizneseve. Pra jemi jo një por qindra hapa pas në raport me atë që duhet bërë. Jemi prapa çdo vendi tjetër të rajonit. Pse? Sepse kemi një qeveri të dështuar, të pa përgjegjshme që tani po bën gjithçka për të fshehur dhe mbuluar dështimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...