Vatra të reja me COVID-19 në Krujë/ Jo vetëm fasoneri, mbyllen edhe 3 ndërmarrje të tjera

E Enjte, 23 Prill 2020 18:56

Tre fasoneri në Krujë janë mbyllur të enjten pasi punëtorë të tyre kanë rezultuar me Covid-19 në testimet e ditës së mërkurë. Numri total i fasonerive të mbyllura Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit në Krujë që prej 15 prillit kur u hasën rastet e para me COVID-19 atje, shkoi në 6 ditën e enjte.

Sipas Drejtoreshës së Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit Vjollca Braho 5 fasoneri janë mbyllur përshkak se kanë pasur raste të punëtorëve me virus, ndërsa 1 fasoneri u mbyll për mungesë të kushteve të higjenës. “Pas testeve nga Instituti i Shëndetit Publik u konfirmuan 4 raste të tjera në disa fasoneri në Krujë  dhe është marrë masa e pezullimit për tre ndërmarrje”, tha Braho.

Ajo tha po bëheshin inspektime të përditshme dhe se veç 6 fasonerive në Krujë ishin pezulluar 8 të tjera në të gjithë vendin, përfshi 4 në Gjirokastër, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, por këto ajo tha se ishin pezullime për shkak të mosplotësimit të kushteve të distancës mes punëtorëve dhe mungesës së transportit të duhur.

 
 

Ndërkohë në një komunikim për mediat policia e Durrësit bëri me dije bllokimin e dy mjeteve të transportit të punëtorëve të fasonerive në Krujë dhe gjobitjen e dy ndërmarrjeve po ashtu për shkak të mungesës së kushteve. “Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare”, njoftoi policia. Braho tha se në total ishin marrë 33 masa administrative.

 
 

BIRN mësoi nga burime pranë Bashkisë Krujë se mjaft fasoneri në qytet kishin ndaluar punën vetë për shkak se një numër i madh punëtorësh kanë refuzuar të paraqiten për shkak të frikës së krijuar dhe përhapjes së COVID-19 kryesisht në fasoneri. Nje pjesë e kishin pezulluar punën që në fillim të prillit për shkak të situatës.

Numri i fasonerive që kanë ndaluar aktivitetit vullnetarisht nuk mund të saktësohej, pasi jo të gjitha janë pezulluar me vendim të ISHSH-së. E pyetur mbi shmangiet e kontrolleve apo marrjen e masave vetëm gjatë inspektimeve, të denoncuara nga punonjës të fasonerive, Braho tha se shpresonte që kjo të mos ndodhte. “E kanë për të keqen e tyre”, tha ajo duke shpjeguar se mos marrja e masave do t’i çonte në mbyllje të aktivitetit, pasi rrezikohej infektimi i punëtorëve.

E pyetur nga BIRN Braho tha se për fasoneritë ishte miratuar një protokoll i ashpër i kujdesit dhe distancimit. “Fasoneritë janë kalsifikuar në kodin e kuq”, tha Braho, duke shtuar se nga inspektimet ishte vënë re se masat zbatoheshin masivisht dhe ndërmarrjet kishin mjekë që kontrollonin punonjësit për temperaturë dhe simptoma të ngjashme me COVID-19.

Ndërkohë pas rezultateve të testimeve të fundit fasoneritë rezultojnë të kenë mbi 13 për qind të rasteve të identifikuara me COVID-19 vetëm në Krujë dhe Kurbin. Ndërkohë 15 testimet e para në një fasoneri në Elbasan, shoferi i të cilës rezultoi pozitiv, dolën negative.

Mbajtja hapur e biznesit të fasonerive dhe call center është kritikuar ashpër prej opozitës dhe sindikatave të mbrojtjes së punëtorëve që i shinin ato si vatra të mundshme të përhapjes së COVID-19, përshkak të numrit të padh të punonjësve në të njëjtin mjedis.

Por deri më tani qeveria nuk i ka marrë parasysh kritikat, ndërsa ka lejuar vijimin e punës në këto ndërmarrje, ndërsa nuk ka marrë përsipër as mbështetjen ekonomike të punëtorëve të këtyre sipërmarrjeve. /reporter.al

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...