Denoncimi i fortë/ Basha: Prej tre ditësh po punohet për të falsifikuar dokumentet e tenderave sekretë. Prokuroria të dalë nga karantina.

E Enjte, 23 Prill 2020 19:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje skype me ‘Neës 24’, bëri një denoncim të fortë duke u shprehur se prej disa ditësh Rama po punon për të falsifikuat dokumentet e tenderave sekretë. Ndërkohë që i ka kërkuar Prokurorisë që të dalë nga karantina dhe të hetojë.

Pyetje: Të ndalemi pak tek tenderat që opozita aq shumë i denoncon përmes deklaratave të përditshme nga selia e PD. Tenderat sekrete të qeverisë të cilat nënshkruan në këtë kohë të epidemisë a janë të ligjshëm dhe pse bëhen tani?

 
 

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë. U bënë sekrete, e para për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë që tha  “jemi në rregull, kemi marrë të gjitha masat”. Ja pra që s’i kanë marrë masat. Kjo është vetëm për të fshehur mënyrën se si blihen këto pajisje, për të fshehur çmimin, për të fshehur sasinë dhe vetëm falë hulumtimit të disa gazetarëve dhe të ndërgjegjes së disa punonjësve të sektorit publik që ne kemi arritur të shtimë në dorë disa të dhëna që tregojnë se shumë prej këtyre pajisjeve janë zhdoganuar, pra, janë futur në Shqipëri, me ¼ (një të katërtën) të çmimit që pastaj janë shitur.

 
 
 

Pra janë shitur 4 herë më shumësesa  çmimi i tregut. Vura re që ka paqartësi edhe në mes gazetarëve apo analistëve për këtë. Nuk është problemi pse është bërë tenderi me procedurë të përshpejtuar se gjendja e fatkeqësisë natyrore ia lejon këtë qeverisë, por e para e punës pse është bërë sekret? Ku është sekreti shtetëror këtu? Ky nuk po blenë as raketa e as mitraloza, po blen medikamente për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Dhe e dyta, nuk është problemi që në botë ky ishte çmimi dhe ne e blemë me këtë çmim. Ne e blemë me 4 herë çmimin e tregut. Kjo e ka një emër dhe jam i sigurt që ju dhe kushdo që na ndjek ja vë emrin se çfarë është kjo. Kjo është vjedhje. Kjo është arsyeja. Ndërkohë nuk marrim përgjigje. Na është premtuar publikisht; pyesni dhe do të merrni përgjigje.

 
 

Ku është përgjigja për këtë?! Informacionet janë që në Ministrinë e Shëndetësisë, në institucionet e tjera dhe në katet e fundit të kryeministrisë ka tre ditë që punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat, për të falsifikuar ofertat. Dhe ky është momenti që prokuroria të dalë nga karantina sepse karantina e prokurorisë është shumë e dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Le të hetojë e të çojë deri në fund të gjithë këta tendera sekretë dhe gjithë këto abuzime sepse me këto para që po vidhen mund të ndihmoheshin mijëra familje që sot janë lënë në mes të katër rrugëve

Pyetje: Lidhur me denoncimet dhe konkretisht sa i takon tenderave z. Basha, a është PD e zhgënjyer nga SPAK, nga institucionet e drejtësisë?

Lulzim Basha: Sapo ju thashë, karantina e prokurorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën  dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Ndaj Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga përgjumja dhe nga karantina. Dhe me transparence; transparenca është gjithmonë shumë e nevojshme dhe në veçanti tani, t'u deklarojë qytetarëve se çfarë hapash po merr për të hetuar me objektivitet dhe me shpejtësi të gjitha këto denoncime që janë bere dhe që tregojnë përmasat dhe tiparet e një regjimi, se s'kam si ta quajtur tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...