“Dikush më tha se Whatsap, Viber e SMS i përgjoka rregullish qeveria”- Ylli Manjani: U logova në një aplikacion tjetër dhe zbulova që…

Diel, 26 Prill 2020 14:33

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shkruan se dikush i ka thënë që aplikacione si Whatsap, Viber si dhe SMS-së përgjohen rregullisht nga qeveria.

ylli manjani

Manjani shprehet si i kishin këshilluar të logohej në një aplikacion tjetër, ku kishte vënë re praninë e të gjithë anëtarëve të qeverisë.

“Kjo lloj ‘frike’ nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes”-, shkruan ai..

Postimi i plotë i Manjanit:  

Dikush më tha që të logohem në një aplikacion tjetër komunikimi se Whatsap, Viber e SMS i përgjoka rregullish qeveria.

Nuk e besoj – mendova.

Nuk arrijnë as ti dëgjojnë e lexojnë çdo gjë që shkruhet e flitet në telefon nga të gjithë ne – arsyetova.

Nuk kanë vlerë ligjore – argumentova.

Varja!

Po le ti përgjojnë mo – i thashë atij personit.

Kujt i plasi?!

Nejse, u logova tek ai aplikacioni dhe shoh që aty qenka loguar e gjithë qeveria, udhëheqja e PS dhe një grup i mirë deputetësh të PS…

Medemek këto nuk përgjohen…

Hahahahahahahahahaha…

Ja, këtu në Facebook i themi të gjitha. Të zbardhura taze.

😀😀😀

Kjo lloj “frike” nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes.

Login to post comments