Koronavirusi/ Përse po flitet kaq shumë për Ciceronin?

Diel, 26 Prill 2020 14:43

BBC

Ciceroni po bëhet trend në Twitter si reagim ndaj një shkrimi për kryeministrin britanik, Boris Johnson në ‘Sunday Telegraph’.

 

Gazeta raporton se kryeministri, që ka studiuar Klasikët në Oksford, ka cituar oratorin dhe burrin e shtetit romak duke folur me ndihmësit.

 
 
 

Shëndeti i popullit duhet të jetë ‘suprem’, ka thënë ai- ose ‘salus populi suprema lex esto’. Disa e kanë interpretuar si një sugjerim se kryeministri është kundër lehtësimit të kufizimeve për momentin.

 
 

Komentet e Johnson vijnë pasi ai po përgatitet të kthehet në punë të hënën, dy javë pasi doli nga shërbimi intensiv.

Një nga detyrat e tij të para do jetë hartimi i një strategjie për lehtësimin e kufizimeve dhe ringjalljen e aktivitetit ekonomik.

Dominic Raab, që e ka zëvendësuar, tha se Johnson është gati për të nisur ‘vrapin’

Login to post comments