Katiaj: Amnistia kërkon një planifikim të mirëfilltë, paraja do të futet në mënyrë ilegale

Hënë, 27 Prill 2020 19:00

Drejtoresha e Unionit të Tregtisë Elisabeta Katiaj në një intervistë në studion e “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit, masat dhe vendimin për lirimin e disa masave duke u ndalur te hapja e disa bizneseve.

“Jemi në një fazë të re të një krizë të re. Jemi një krizë ekonomike e cila besoj se do të thellohet dhe më tepër. Paketa është më e gjërë sepse trajton edhe individin jo vetëm çështjen e biznesit. Kjo aministi është e ngjashme me një amnisti që e ka aplikuar Italia në vitin 2002.

Sot në këto kushte lind diskutimi i aminstisë dhe vet aminsitia është harresë zyrtare e disa fajeve që konsistojnë ose në shkelje ose kundrejt detyrimeve të papaguara. Sot pas shumë vitesh përpjekje kemi të bëjmë me reforma që kanë asistuar në rritjen e tëq ardhurave të buxhetit të shtetit, uljen e informalitetit dhe rritjeën e mirëqenies”, u shpreh Katiaj.

 

Katiaj tha për gazetarin Endri Xhafo se aministia e prezantuar është një platformë e gjërë pasi nuk përfshin vetëm biznesin, por edhe individin, ndërsa shtoi se nuk është pro kësaj amnistie.

“Duke pasur në fokus grupe që nuk sjellin pasoja në miksimin e kualifikimit që është arritur sot pas shumë vitesh. Ne nuk kemi një kod tatimor, i cili do të mirëpërcaktonte shkeljet apo vlerat që sot janë pa afate.

 

Kemi një sistem ku individi shpeshherë tatohet më shumë se biznesi. Kontratat e shërbimit janë me 15 % të taksueshme. Themi sistem progresiv, por është i papërpunuar mirë. Kam përshtypjen se paratë nuk do të përkthehen në të ardhur atë buxhetit të shtetit”, tha ajo.

Sipas saj paketa e tretë ekonomike do të zgjerojë financimin bankar. “Do të kisha në fokus koordinimin dhe mbështetjen  emenaxhimit të tregut. Pavarësisht se kjo amnisti do të përjashtojë një grup kriminal apo disa individë të caktuar, por egzistojnë shumë mënyra për të adminitruar këto situata nëpërmjet të tretëve apo njerëzve të besuar.

Nëse kjo amnisti miratohet besoj se edhe ndërkombëtarët do të ndikojnë për të krijuar një rrugë të duhur të kësaj amnistie. Por paratë besoj nuk do të hyjnë në mënyrën e duhur dhe nuk do të përkthehen në të ardhura për buxhetin e shtetit”, tha Katiaj.

Më tej ajo theksoi se amnistia kërkon një planifikim të mirëfilltë një reformë fiskale me qëllim që edhe biznesi të rregullojë dhe të sistemojë llogaritë e veta.

Në rast se do të kishte një reformë fiskale do të ishit pro amnistisë?

Katiaj: Patjetër që do të isha dakort për një amnisti të mirëstudiuar me qëllim që qarkullimi i kësaj paraje të hidhej në ekonomi e mirëorientuar për investim.

Lajmet për futje të paratë e pista e besoni?

Katiaj: Kjo do të ndodhë. Të gjitha rrugët do të përdoren dhe këto do të funksionojnë, jo në mënyrë të legjitimuar. Paraja do të futet në mënyrë ilegale. Por si do të ndodhë kjo? Do të futet duke korruptuar institucionet doganore, kompanitë ajrore. Në këtë mënyrë rriskon krijimin e një hallke të re korrupsioni.

Login to post comments