Tjetër ngjarje e rëndë, gjendet i varur në pyll djali i biznesmenit nga Përrenjasi

Hënë, 27 Prill 2020 19:03

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar nga Qarku i Elbasanit.

Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

"Në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja" njofton policia.

Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.

Ai ishte baba i një foshnje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit.

Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në Qarkun e Elbasanit janë regjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës biznesmeni Tan Sanço.

Login to post comments