4 vrasje në dy orë/ Salianji: Masat e qeverisë për të varfërit. Kriminelët vrasin ditën për diell

Hënë, 27 Prill 2020 19:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagon pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin ditën e sotme.

“Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande”, shkruan Salianji.

Sipas tij, “për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.

 
 
 

"Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell”, vijon më tej reagimin e tij ish deputeti demokrat.

 
 

Ditën e sotme, Shqipëria është tronditur nga 4 vrasje dhe 4 vetëvrasje.

Login to post comments