Pabarazia/ Gazetari: Ja çfarë pashë në hotelin luksoz në Tiranë

E mërkurë, 29 Prill 2020 20:15

Shumë autorë të njohur të huaj janë të bindur se koronavirusi nuk i ka zbutur pabarazitë, madje i ka thelluar ato. Media të huaja raportojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve vazhdon të jetë i lartë.

Një historiane shkruante se tani po ndodh siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, kur të pasurit i kanë shpëtuar sëmundjes duke u arratisur në oazet e tyre të luksit. Ndërsa shpërthimet nëpër burgje dhe fasoneri janë tregues se të varfrit po vuajnë më shumë.

Edhe në Shqipëri ka pasur raportime për pasanikë po vazhdojnë të shijojnë jetën e tyre pa kufizime, pavarësisht karantinës.

 
 
 

Një dëshmi të tillë e sjell edhe gazetari Andi Bushati në një editorial te Lapsi.al.

 
 

Ja çfarë shkruan ai:

Dy ditë më parë më qëlloi rastësisht të gjendesha në barin e një hoteli luksoz të Tiranës. Pamja me të cilën u ndesha ishte nga ato që të bëjnë të fërkosh sytë me mosbesim.

Burrat pinin kafe dhe tymosnin duhan, në grupe të mëdha ngjitur me njëri tjetrin.

Grave u shërbente kokteje, një kamarier me doreza të zeza, i cili nuk dihet pse i mbante në duar ato shenja të kota të një kohe izolimi.

Adoleshentë në çifte konsumonin paratë që u kishin dhuruar prindërit në mëngjes dhe hidhnin në instagram foto nga prezenca në lokalin ku jeta nuk kishte ndalur asnjë ditë.

Të gjithë bashkë, në sfondin e një kohe të butë, dielli të ngrohtë, shoqëruar me zërat e lartë dhe qeshjet e forta, të bënin të mendoje se virusi i tmerrshëm s’ka kaluar kurrë në këto anë.

Gjithçka nga ato që shohim në ekrane, kërcënimet me video policësh algjerianë të kryeministrit, debati për dënimet e ashpra të kodit penal, këshillat për t’u ulur burrë e grua skiç në makinë, këtu dukeshin si propagandë e adresuar për një popull tjetër.

Bota virtuale, ajo e serialit me udhëzime të doktor Pëllumb Piperos, ajo e gjobave për kundravajtësit që shkelin shtetrrethimin, ajo e pensionistëve që kanë liridalje vetëm në të gdhirë, prej aty, dukej si një ëndërr e keqe.

Nxora celularin dhe i bëra disa foto asaj atmosfere për të cilën të gjithëve na ka marrë malli, por që vetëm disa kanë fatin ta jetojnë. Desha t’i fiksoja ato pamje për të kujtuar, kur gjithçka të përfundojë, se ashtu sikurse në jetën normale edhe gjatë pandemisë, jo të gjithë jemi të barabartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...