Auron Tare: Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe

E mërkurë, 29 Prill 2020 20:42

Nga Auron Tare

Simon Wiesenthal në librin e tij të famshëm "The Sunfloëer" tregon për një Çifut në Aushvic i cili u ndesh me një dilemë të madhe morale. Një dilemë e cila përfaqëson dilemën e popullit të tij Faljen ndaj persekutorëve.

 

Simon Wisenthal na tregon se si një ushtar SS i plagosur për vdekje kërkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kërkuar paqen përpara vdekjes së tij.

 
 

" më kot priste në dëshpërim për fjalët e ngushëllimit që mund ti jepnin paqen që kërkonte para vdekjes."

 
 

Mbrapa dritares së katit të dytë unë pashë një burrë me një fëmijë të vogël në krahë. Robat e tij kishin marrë flakë. Ngjitur ishte një grua me siguri nëna e fëmijes. Me dorën e lirë burrë i vuri pëllëmbën në sytë e fëmijës dhe u hodh në rrugë, Gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan të hidheshin trupa në flake, Ne filluam të qëllonim" u rrefye ai

Ushtari S.S i cili mendonte se Ëisental ishte një përfaqësues i racës së tij perpiqej të kërkonte falje për të çliruar koshiencën përpara vdekjes që po e priste nga çasti në çast.

Ai i lutet çifutit të dënuar në Aushvic për të pranuar faljen e tij, luten duke pritur me ankth fjalën qe do t’i sillte një vdekje të qetë. Por djaloshi çifut, i cili me siguri priste vdekjen e afërt në kampin famëkeq edhe pse i rrethuar nga shokët e ushtarit S.S të shtrirë në barele, qëndroi i heshtur deri sa ushtari dha shpirt. Një heshtje e cila e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij si një dilemë e madhe morale. A mund të falen kriminelët

Ky pasazh i marrë nga libri i një prej ikonave të persekutimit çifut, Ëiesenthal flet qartë për dilemen morale në se duhen falur persekutorët, ata që masakruan një popull të tërë, ata që dogjën me zjarr fshatra të tëra, ata që përdhunuan vajzat e reja që shpërngulën me qindra mijra njerëz nga shtëpitë e tyre. Heshtja e Simon Ëiesenthal dhe drama morale e heshtjes së tij ka qenë pike debati për shumë autoritete fetare dhe filozofike.

Por heshtja dhe mos falja e këtyre krimeve ka qenë dhe është një prej gurëve të rëndësishëm në themelin e Shtetit të Izraelit. Mu kujtua ky debat kur degjova Kosovarin Baton Haxhiu i cili me zë dhe figurë propozonte faljen e krimeve serbe.

Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të kem qenë pjesë e një ekipi britanik qe ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukes në ‘99. E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saja.

Kam parë karvanet e pleqve me femijë të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zënë gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara që kishin tentuar vetvrasje. Kam parë djem dhe vajza të reja të ardhura nga Europa për të luftuar në rradhët e UCK- s të vrarë nga armët serbe.

Une nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohe por më vjen turp që dëgjoj nga një kosovar një propozim të tillë. Është një turp për një gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e Krimeve ndaj popullit të tij.

Baton Haxhiu në së ka ndonjë problem mund të shikojë modelin Izraeilit i cili vazhdon ende me një këmbëngulje të admirueshme të kërkojë kriminelët nazistë kudo në Botë për ti sjellë para drejtesisë. Sjellja përpara drejtësisë e kriminelëve që masakruan popullin çifut edhe pas dekadash ka qenë një forcë e madhe morale e izraelitëve për ti kujtuar botës mbarë masakrat e shfarosjes. Po Batoni ynë? Për çfarë falje flet?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...