'Në 10 m katrorë do të ketë vetëm...'/ Si do vendosen shezllonet në plazhe këtë verë

Premte, 01 May 2020 18:24

Në një lidhje me Skype për Abc News, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka shpjeguar si do vendosen shezllonet në plazhe gjatë kësaj vere.

Ai ka njoftuar së në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, ndërkohë që theksoi se ka një dakordësi për distancën e shezlloneve.

"Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta. Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja", tha Klosi

Ministri i turizmit shtoi se po bashkëpunohet edhe me operatorët turistikë të disa shteteve që kanë kontrata me Shqipërinë për të bërë të mundur turizmin përms çarterëve drejt Shqipërisë.

"Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë, Operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara. Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare. Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni pas bregdeti shqiptar do sjellë turistë nga rajoni, pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen. Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajonit. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve", u shpreh Klosi.

Login to post comments