Ulet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 269 viktima në 24 orët e fundit 01 Maj, 2020 18:14 |

Premte, 01 May 2020 18:22

Për të disatën ditë me radhe kurba e të vdekurve dhe të infekturve të rinj nga koronavirusi vijon të shënojë ulje në Itali.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 269 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 28 236 numrin total që prej nisjes në pandemisë. Ditën e djeshme numri i të vdekurve ishte 285 persona.

Numri i të infekturve të rinj është rritur me 1965 raste duke shkuar në total, 207 428. Në 24 oret e fundit është rritur edhe numri i të shëruarve është rritur 2304, duke çuar në 78 249 persona në total.

Autoritetet theksojnë se vijon ulja e numrit të personave të shtruar në spitale dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Login to post comments