Shihni leksionin, Kosova ka një Gjykatë

Premte, 01 May 2020 20:24

Nga Mapo.al 

Lajmi më i lexuar sot duket të jetë ai, që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pezulluar dekretin e Presidentit Thaçi, për të caktuar kryeministrin e ri të Kosovës. Një vend si Kosova, Shqipëria e epërme siç thotë Kadare, me pak vite liri, me pak vite jetë si shtet i pavarur, ka një instancë të garancisë, ka një institucion që arrin të ndalë revanshin apo kombinimet politike të çdo lloji.

 

Nuk është e sigurtë, a ishte ky vendimi i duhur apo jo. E vështirë të dallosh sot, a do ti shërbejë kjo stabilitetit të Prishtinës apo jo. Po çfarë ka rëndësi, çfarë peshon, është se Kosova ka një gjykatë që arrin të dalë kundër, të ndalojë, të pezullojë, të dalë mbi kalkulimet, kulisat dhe vendimet e politikanëve më të fuqishëm në vend, të mbledhur të gjithë bashkë, që, me siguri ndjekin interesat personale si kudo.

 

Ky është patjetër standard. Kjo është patjetër arritje.

 
 

Krejt afër, një vend me 108 vite shtet siç jemi ne, kemi një situatë eksperimentale, vulnerabël, kaotike, pa asnjë garanci, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese.

Prej shumë muajsh, vitesh madje, Kryeministri i vendit, merr çdo vendim që do, miraton çdo akt normativ që ai dëshiron, dhe askush nuk mund ta ndalojë, askush nuk mund ta sfidojë institucionalisht, asnjë instancë e shtetit demokratik nuk e frenon revanshin e një kreu të ekzekutivit që prore zapton hapësirat dhe pushtetet për të cilat nuk është votuar. Sepse në fund të fundit, ai është shpalllur babai i kombit.

Mund të jesh krenar sot si qytetar i Kosovës për shkak se atje ka një demokraci në aksion, funksionale.

Po nuk mund ta thuash të njëjtën gjë për Shqipërinë.

Ne kemi një reformë, kemi një sukses, sipas propagandës së lodhshme dhe të dalë boje të rilindjes, dhe bekimit të ndërkombëtarëve. Por nuk kemi drejtësi. Nuk kemi Gjykatë, nuk kemi instancë që të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, që t’i caktojë kufinjtë një qeverie agresive, arrogante, fodulle, hajdute, dhe që sundon e sundon çdo ditë, me të vetmin plan e program, ruajtjen e pushtetit.

Kosova sot mund të ketë 1 mijë probleme. Ka një moment të paqendrueshëm politik. Një kohë të vështirë, të errët ndoshta politike. Por, ka një Gjykatë. Shqipëria mund të duket nga fasada, nga mediat servile, më mirë, më e relaksuar, me më pak probleme. Po një skaner i thjeshtë do të tregonte se trauma tek ne është shumë më e rëndë. Tirana nuk ka gjykatë, nuk ka një instancë të garancisë së Kushtetutës, nuk ka një institucion ta frenojë qeverinë që kalon çdo ditë kufinjtë e saj. Ne thjesht kemi një regjim.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...