Statistikat/ Shqiptarët renditen të parët në burgjet angleze, pse janë dënuar

Premte, 01 May 2020 20:37

Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.

“The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10% të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2%.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen me shumicë të kokainës.

Vitet e fundit vihet re një shtim i theksuar i të dënuarve si të përfshirë në rritjen e Kanabisit artificialisht nëpër shtëpi.

Në raportin e NCA të vitit 2017 mbërrihej në përfundimin se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil e influencë të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”./ Burimi: Top Channel

Modifikuar më Premte, 01 May 2020 20:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...