Një aksident ka ndodhur dje në Elbasan ku ka mbetur i plagosur një punonjës i burgut të Peqinit. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit Bledar Muça, 41 vjeç dhe Hekuran Pisha, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Bledar Muça është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Hekuran Pisha, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se Muça, emri i të cilit përmendet në ngjarjet kriminale ku janë të përfshirë Çapjat si mik i tyre, drejtonte mjetin dhe ka qenë duke u futur në lavazh kur ka përplasur 43-vjeçarin Pisha, i cili kthehej nga puna për në shtëpi në Labinot me motoçikletë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./bw/