Dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet një person, policia i gjen në shtëpi...

E Enjte, 07 May 2020 08:47

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, por arrestohet nga policia.

Ngjarja është shenaur në Kurbin dhe në prangat e policisë ka rënë Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

 

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon  përshkallëzimin e ngjarjes.

Vihet në pranga autori.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Ky shtetas ka  ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...