Rreth 500 pasagjerë të mbetur në Shqipëri kanë udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Italisë me tragetin AF Marina të nisur nga porti i Durrësit.
Që nga fillimi i muajit mars, lëvizja e pasagjerëve me traget nga porti i Durrësit u pezullua deri në një vendim të dytë të qeverisë Rama, si masë kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa përmes aeroportit të Rinasit kanë nisur prej dy javësh riatdhesimet, përmes portit të Durrësit kanë qenë shumë më të pakta rastet kur shtetas shqiptarë të mbetur në Itali janë rikthyer në vendin tonë apo shtetas italianë të kenë udhëtuar drejt vendit të tyre të lindjes, njofotn Durreslajm.
Ndërkohë dje, u njoftua se duke nisur nga e enjtja e kësaj jave rikthehet linja me traget Durrës-Ankona dhe anasjelltas vetëm për transportin e mallrave. Linja ishte pezulluar që nga shfaqja e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.