Kim Mehmeti: Në Shqipëri kalon java pa aktivitete kulturore, por jo pa vrasje

Premte, 08 May 2020 21:31

Edhe sot, si çdo të premte, publicisti dhe shkrimtari nga Shkupi Kim Mehmeti u rikthye me "Këndi i Kimit" në Syri Television ku skanoi ngjarjet e javës në Shqipëri.

Sipas tij, Shqipëria jeton me gënjeshtrën e vetvetes, ndërsa e quajti kryeministri Edi Rama "klloun" që me cirqet e tij bën që të harrohet e vërteta.

"Në Shqipëri mund të ndodhë të kalojë java pa aktivitete kulturore, por nuk mund të kalojë java pa vrasje.

 
 
 

Sa i përket vrasjeve, institucionet ndërkombëtare e tregojnë Shqipërisë ashtu siç është, ndërsa burgimet e grupeve mafioze në shtete të tjera nuk ndodh të mos ketë shqiptarë, që tregojnë fytyrrën e vërtetë të Shqipërisë. Ndërsa cirku i kryeministrit, si klloun, bën që kjo të harrohet.

 
 

Shqipëria është vend që prodhon histori me bukuroshe por nuk prodhon grurë dhe misër në fshatrat pa rini.

Edhe e vërteta për opozitën nuk është e plotë se të vërtetës për opozitën i mungon sindikata që nuk i ka, i mungojnë shoqatat. 

Shqipërisë i mungon edhe zëri i së vërtetës të organizatave profesionale, që janë si figura që nuk kanë zë. I mungon Akademia e Shkencave që është e deligjitmiar nga piktori.

Shqipëria pranoi shumë lehtë që të merret edhe të jetojë gënjeshtrën për vetveten. Kjo sepse pjesa më e madhe e rinisë shqiptare nuk e sheh të ardhmen e saj në Shqipëri dhe nuk shkon më tutje se të nxjerrë një vizë e të largohet. Kur rinia i ka shikimet gjithmonë nga jashtë dhe që mendon se jeton në vendin e gabuar, aty vështirë se aty mund të ketë entuziasëm dhe kritikë", u shpreh ndër të tjera Kim Mehmeti në skanimin e tij për Shqipërinë.

Login to post comments