Vasili: Karantina dhe pandemia po përdoren për të grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombëtar!

Premte, 08 May 2020 21:47

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar grabitjen që po i bëhet truallit të Teatrit Kombëtar me vendimin e fundit të Qeverisë që ia kalon truallin Bashkisë së Tiranës.

‘Qeveria kuislinge dhe spekullante e zezë grabit Godinën e Teatrit Kombëtar.

 
 

Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit të korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrëmbimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranës.

 
 
 

Çdo reagim, protestë, refuzim demostrim në çdo formë është legjitim.

 
 

Pandemia dhe karantina politike po përdoren për të mbuluar grabitjet e mëdha qeveritare.

Shëndeti i njerëzve po përdoret si alibi për vjedhjen e pronës publike.

Ja vendimi i vjedhjes në Fletoren Zyrtare’

Image

Login to post comments