Teatri Kombëtar/ Pollo: Të fokusohemi te 15 kushtet, nuk na nevojiten të tjera

Diel, 10 May 2020 10:40

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka apeluar për fokusimin e vëmendjes te 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadrin e integrimit të BE dhe jo t’i shtohen kushte të tjera.

Reagimi i Pollos ka ardhur në një kohë kur Qeveria ia kaloi truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës, e cila nën drejtimin e Erion Veliajt i qëndron idesë fillestare për shembjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një tjetër godine, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Një hap tjetër i dobishëm nga @EUinAlbania do të ishte një pozicionim më i qartë mbi #TeatrinKombetar.

Komisioneri @OliverVarhelyi me të drejtë tenton të restaurojë kredibilitetin e procesit të zgjerimit të #BE

Duhet të fokusohemi tek #15Kushtet Nuk na nevojiten kushte të tjera!”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.

Vendimi i Qeverisë është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideroi si një tentativë për të grabitur truallin në kohë pandemie. Ndërsa Presidenti Meta paralajmëroi se do të çonte në Kushtetuese, atë që e konsideroi si një procedurë ekstra ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...