Teatri Kombëtar dhe 9 maji shënuan rënien e Rilindjes

Diel, 10 May 2020 11:18

Nga Nikoll LESI

Data 9 maj 2020 do të mbahet mend gjatë në historinë politike të Shqipërisë. Siç mbahet mend edhe 26 maji 1996, kur PD-ja në pushtet shënoi fillimin e rrëzimit të pushtetit të saj. Edhe asokohe pushteti dhe lidershipi i saj nuk donin ta ndjenin rënien, varrin që i bënë vetes dhe demokracisë me masakrën në sheshin ‘Skënderbej”.

Por ia bënë vetes, edhe popullit, por populli filloi ngritjen në protesta. Dhe i rrëzoi!

Edhe dje, me 9 maj, kryeministri Rama ka vulosur fillimin e rrëzimit të pushtetit rilindas.

Rilindja ka marrë me kohë të çara të mëdha në “muret” e pushtetit arrogant dhe të akuzuar për korrupsion. Me dhunën e ushtruar ndaj një grupi aktivistësh dhe intelektualësh, të cilët nuk donin asgjë me shumë se sa t’ju dëgjohej fjala, zëri dhe shpirti i tyre për Teatrin Kombëtar,  u morën e u tërheqën zvarrë në sheshin “Skënderbej”, ndaj në sytë e botës PUSHTETI mori emrin REGJIM.

Dje thjesht nuk pati gjak si më 26 maj 1996, por mjaftoi dhuna live ndaj zërit ndryshe të artistëve dhe qytetarëve.

Nuk ishte policia autore e dhunës, ajo thjesht zbatoi udhërin e kryeministrit.

Dhe kryeministri nuk ka zgjidhje tjetër, veçse, ose të japë dorëheqjen për aktin e djeshëm dhe të hyjë në analet e historisë si një njeri që bëri autokritikë publike dhe iku. Ose të shkarkojë krejt piramidën e Ministrisë së Brendshme. Nëse Edi Rama gjen forca të dalë para popullit e të kërkojë falje publike për dhunën e djeshme, edhe mund të rigjejë veten e vitit 1996, kur akuzonte Presidetin Berisha për dhunën e 26 majit 1996.

Por PUSHTETI i tepërt, arrogant dhe korruptiv të errëson arsyen, shikimin dhe të çon të i njëjti fat që pësoi pushteti i PD pas 26 majit 1996.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...