Rihapje graduale e sistemit shëndetësor, nga 18 Maji fillojnë operacionet e planifikuara

Hënë, 11 May 2020 14:56

‘Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare’. Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor.

‘Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar’, tha Manastirliu.

Duke theksuar se gjatë të gjithë kohës së epidemisë, janë garantuar të gjithë shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje, Manastirliu u shpreh se ndërhyrjet e planifikuara do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2.

‘Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij’, tha Manastirliu.

Në takimin me Ministren e Shëndetësisë kirurgët u shprehën se janë gati që shërbimi ti rikthyehet  në normailtetit, si fillim me kapacitete të reduktuara dhe më pas të vijojë puna normalisht në shërbim të qytetarëve.

‘Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjenën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi’, tha prof Arben Gjata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...