FOTO-DENONCIMI/ Përfundon në burg po protestove, por jo kur rrafshon pyjet

Hënë, 11 May 2020 22:29

Teksa shqiptarët vazhdojnë të jenë nën shtetrrethim, masakra në pyjet e vendit vijon normalisht.

Denoncimin e rradhës e bën ish deputeti i PD, Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook.

 

Bëhet fjalë për aksin Librazhd-Elbasan, ndërsa sipas Boçit prerja e pyjeve në këtë zonë vazhdon në mënyrë sistematike. Sigurisht me mbrojtje e përkrahje politike.

 
 
 

Postimi i plotë i Boçit:

 
 

"Pamjet e mëposhtme vijnë sot nga aksi Librazhd-Elbasan! Makina e mbushur me lëndë drusore është pa targa. Askush nuk ka guximin ta ndalojë.

Sa të tilla kanë kaluar në kohën e ndalim qarkullimit?!

Megjithë demoncimet e vazhdueshme, prerja e pyjeve në këtë zonë vazhdon në mënyrë sistematike. Sigurisht me mbrojtje e përkrahje politike.

Sot në Shqipëri arrestohesh dhe tërhiqesh zvarrë se proteston, por nëse grabit, vjedh në emër të pushtetit, je i mbrojtur dhe policia të nderon.

Sot arrestohesh dhe nëse shkel karantinën, por jo se rrafshon pyjet.

A keni dëgjuar të arrestohet dikush për një gjë të tillë?!

Nuk ndodh se prapa kësaj grabitje pa orar karantinimi, është pushteti, është partia, normal është Rama me zarët e tij!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...