Vala tjetër e shpërthimit/ OBSH flet për mundësinë e rikthimit të infeksioneve, ja tre shtetet që përmend

Hënë, 11 May 2020 23:01

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se një “vigjilencë ekstreme” është e nevojshme tani që shtetet po fillojnë të dalin nga izolimi, raporton Reuters.

Gjermania raportoi një rritje të rasteve të infeksioneve me koronavirus pasi po gjykohet se ndërmori hapa shumë herët për të lehtësuar kufizimet. Koreja e Jugut, një vend tjetër që kishte arritur të dilte nga izolimi po sheh një shpërthim të ri të rasteve.

“Tani ne po shohim disa rreze shprese pasi shumë vende po lehtësjnë kufizimet” tha Dr. Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së por shtoi se:

“Nëse sëmundja vazhdon në një nivel të ulët pa mundësinë e testimit, gjithmonë ekziston mundësia që virusi të kthehet përsëri,” tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjithashtu se heqja e kufizimeve ishte “komplekse dhe e vështirë” dhe se ishte e rëndësishme “dalja nga izolimi ne menyre te ngadaltë, dhe me disa kufizime qe duhet te mbeten ne fuqi.

Tedros tha se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kishin të gjitha sistemet për t’iu përgjigjur çdo rasti rishperthimi te virusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...