Shqipëria ka humbur 10 herë më shumë vende pune se shtetet e tjera në rajon

Tuesday, 12 May 2020 08:19

Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë në një analizë që ka bërë për pasojat e Covid-19 në ekonomi ka krahasuar ndër të tjera të dhënat e numrit të të papunëve që ka shkaktuar kjo krizë e paprecedentë. Numri i vendeve të punës së humbura në Serbi e Maqedoni është rreth 10 herë më i ulët se ai i raportuar në Shqipëri.

“Në prill, 7.030 njerëz të rinj të papunë u regjistruan në vend sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, e cila është identike me numrat në Kosovë. Në Serbi, rreth 6.047 të punësuar kanë humbur punën që nga fillimi i krizës, ndërsa sipas Administratës Tatimore Shqiptare, ky numër është 61,000 punëtorë që humbën punën e tyre si rezultat i krizës së koronës”, thuhet në një adresim për mediat që ka bërë Antoni Peshev, Kryetar i Kuvendit të Dhomës Ekonomike të Maqedonisë.

Peshev pranon se për muajin e dytë me radhë, ekonomia maqedonase operon në rrethana jashtëzakonisht të vështira, duke u mbështetur në rezervat e veta. “Masat qeveritare, megjithë dëshirën dhe qëllimin më të mirë të Qeverisë, janë të ndërlikuara dhe të vështira për t’u përdorur nga një pjesë e konsiderueshme të anëtarëve tanë”. Të dhënat tregojnë që bizneset maqedonase kanë problem likuiditeti dhe kanë pasur anulime kontratash.

Serbia dhe Maqedonia pritet të ketë rënien më të lehtë nga kriza

Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik rajonal ka parashikuar se në skenarin bazë, Maqedonia pritet të ketë një rënie ekonomike prej 1.4%, ndërsa Serbia prej 2.5%. Kjo krahasohet me tkurrjen prej 5% të Shqipërisë. Bosnja do të bjerë me 3.2%, Kosova me 4.5% dhe vetëm Mali i Zi ka recesionin më të thellë në Ballkan, me -5.6%. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një parashikim për rënie më të fortë ekonomike edhe për shkak të varësisë së lartë nga turizmi.

Mbështetjet direkte qeveritare, Shqipëria ka më të ulëtën

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka mbështetjen më të ulët direkte për krizën, në raport me prodhimin e brendshëm bruto, me 0.86% të PBB-së. Serbia kryeson në rajon me 3.2% të PBB-së, e ndjekur nga Kosova (2.5%), Bosnja (1.5%), Maqedonia (1.2%) dhe përpara Shqipërisë është Mali i Zi (1%)

 

Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas Bankës Botërore kufizohen nga borxhet e larta publike (përkatësisht 66 dhe 79% të PBB-së), ndërsa Shqipëria ka problem edhe nivelin e ulët të të ardhurave (rreth 27% e PBB-së më i ulëti në rajon) dhe nivelin relativisht të lartë të deficitit të llogarisë korente. Këto tregues të përkeqësuar nuk i japin shumë hapësira fiskale vendit për të mbështetur bizneset në këtë periudhë krize.

61 mijë persona dolën nga skema e sigurimeve të mars-prill

Burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve pohuan se deri në 20 prill janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës.

Sipas INSTAT, në fund të 2019-s, në sektorin privat jo bujqësor ishin gjithsej të punësuar 515 mijë persona. Me largimin e 61 mijë personave, numri i të punësuarve zyrtarisht ka rënë me 12%.

Ata që kanë dalë nga skema e sigurimeve i janë shtuar numrit të të papunëve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen Anketës së Forcave të Punës, në fund të vitit 2019 në vend kishte rreth 160 mijë të papunë. Duke i shtuar dhe 61 mijë personat që kanë dalë nga skema, numri i të papunëve deri në 20 prill ka arritur 221 mijë, me një rritje prej 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.

Janë dhe me dhjetëra punonjës në biznesin e vogël, që dolëm automatikisht pa punë për shkak të mbylljes së bizneseve në bazë të një liste të Ministrisë së Shëndetësisë, që ndaloi aktivitetet e tregtimit me pakicë, përveç atyre ushqimore, shërbimeve si dhe baret e restorantet. Numri i tyre vlerësohet në rreth 60 mijë dhe ata janë përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...