Kryemadhi deklaratë të fortë nga Teatri: Jemi në betejë morali përballë imoralitetit, makutëria e të çmendurit kaloi çdo masë!

Premte, 15 May 2020 23:16

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bëri një deklaratë të fortë nga Teatri Kombëtar, ku ishte këtë mbrëmje për të takuar artistët e ngujuar aty prej dy ditësh, në mbrojtje të teatrit.


Kryemadhi tha se asnjë vend në botë nuk do të rrënojë kulturën e tij, përveç Edi Ramës. Sipas kryetares së LSI, shembja e teatrit nuk është emergjenca dhe problemi i madh që zgjidh varfërinë dhe situatën ku ndodhen shqiptarët.

 
 

Mes të tjerash, Kryemadhi u shpreh se strategjia e opozitës për mbrojtjen e teatrit nuk është forca dhe dhuna, por është një betejë e moralit përballë imoralitetit.

“Sot, siç është zgjuar çdo shqiptar, do doja të ishte zgjuar dhe drejtësia dhe të qëndronte në krah të tyre dhe jo të zvarrisë çdo process. Ky është një ngërç idiot që ka krijuar Rama në marrëdhënie me qytetarët, artistët. Rasti i teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë. Është një koalicion qytetar, sese këtu ma qindra e mijëra qytetarë që nuk kanë bindje politike. Ata janë ekstremistë, në kuptimin e mirë të fjalës, që kanë qenë në mbrojtje të teatrit.

Nuk kam parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij. Rama ka Piramidën, le të shkojë ta ndërtojë atë. Nuk është sot emergjenca dhe problemi i madh, që zgjidh varfërinë dhe situatën në të cilën janë shqiptarët, shembja e teatrit. Nëse ne do ngelemi të na mbrojnë diplomatët teatrin, keq më vjen që e paska marrë ferra uratën. Ne jemi shumë të qartë në strategjinë për mbrojtjen e teatrit, që nuk ka të bëjë me forcën, por me moralin. Është beteja e moralit përballë imoralitetit”, tha Kryemadhi.

Login to post comments