Gjata: Demokracia ka rënë, qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar këtë regjim

Diel, 17 May 2020 09:42

Sekretari për çështje ligjore i PD Çlirim Gjata teksa ndodhet në ambientin e Teatrit Kombëtar ku edhe pjesa ballore është shembur, u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi. Gjata i bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë.

Në një komunikim për mediat Gjata theksoi se është përdorur taktika më e ndyrë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe se po goditen vlerat qytetare. Ndërkoi ai shtoi se demokracia ka rënë dhe se ky regjim duhet rrëzuar.

 
 

“Problematika sot është Teatri, ka rënë demokracia. Ka vetëm një rrugë,  të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ta rrëzuar këtë regjim. Kjo është taktika më e ndyrë që është përdorur. Në këtë situatë duhet të godasim fajtorët, ata që godasin vlerat qytetare”, tha Gjata.

 
Login to post comments