‘Dhuna policore turp qeverisës’, Unioni i Gazetarëve: Kacafytja e policëve me Alfred Lelën, dëshmi...

Diel, 17 May 2020 09:43

Unioni i Gazarëve ka regaur ashpër pas përplasjes së policisë me gazetarët, aktivistët dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Unioni i Gazetarëve shprehet se dhuna policore është turp qeverisës dhe se është përballje e rrezikshme e me pasoja e shtetit mbi liritë themelore të shoqërisë sonë.

Gjithashtu shtoi se kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

 
 
 

Reagimi i plote:

 
 

Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.

Login to post comments