Shembja e Teatrit, reagon PR: Në Shqipëri është instaluar diktatura

Diel, 17 May 2020 12:04

Partia Republikane ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ne nje deklarate per mediat nga PR, shkruhet se në Shqipëri është instaluar diktatura.

 

Deklarata e Partise Republikane:

 
 
 

Kjo është fytyra e vërtete e një regjimi antikushtetues, antiligjor, antipopullor dhe antikombëtar.

 
 

Veprimet natën si hajdute për prishjen e Teatrit Kombëtar, megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve, KLSH, dërgimit në Gjykate Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, autoriteteve të artit dhe ruajtjes trashëgimisë kulturore dhe historike nga mbarë bota, tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një klikë autoritariste dhe kriminale.

Kjo është hakmarrja e pinjollëve të diktaturës kundër demokracisë.

Dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës është fundi i pluralizmit dhe demokracisë.

Login to post comments