Anëtari i kryesisë së PD Tomor Alizoti i ftuar në studion e Ora Neës bëri thirrje qytetatrëve të ngrihen në protestë kundër kryeministrit Edi Rama. I indinjuar iu drejtua dhe deputetëve socialistë.
“Të gjithë të dalin të mbushin 20 mijë 30 mijë ti tregojnë se ne nuk të lëmë tëbësh ça të duash. Shqiptarët janë dhe krenarë por nuk e imagjinoj si janë kaq të nënshtruar. Si nuk doli një njeri nga PS të thotë një fjalë. Në të sëmës me gjithë mandatin e deputetit ti thotë cfarë po bën se është turp.
Pyetje: Po në facebook e kryeministrit kishte njerëz pro e kundër shembjes së teatrit?
Por edhe kur Enver Hoxha varte njerëz në Shqipëri duartrokisnin njerëzit. Por unë mendoj që shumica vendos. Fuqinë nuk e kanë ata sipër por ata poshtë. Nëse ata poshtë nuk dinë ta ushtrojnë dhe janë dakord me Edi Ramën dhe kënaqen kur u prishet shtëpia e tjetrit, le ta prishë. Nëse popullsia e do ai do vete në shtëpin me eskavator e do ia prishi. Ky është një akt turpi. Ai nuk ka shumicën. Ai është trillim. Por njeriu gjykon çfarë është e mira apo e keqe. Prishja e veprave të artit dhe kultit janë dhunim dhe do të gjykohen në të ardhmen.