Budina fton qytetarët për 1 minutë heshtje: Jo në zi por reflektim, thërrisni “Rroftë Teatri, demokracia e Shqipëria”

Hënë, 18 May 2020 19:14

Regjisori i njohur, një nga figurat më në zë të lëvizjes pro Teatrit Kombëtar, Edmond Budina ka ftuar protestuesit për një minutë heshtje por jo në shenjë zie por në shenjë reflektimi.


“Një minutë heshtje për të reflektuar dhe më pas thërrisni Rroftë Teatri, Rroftë Demokracia, Rroftë Shqipëria”, apeloi ai duke iu kërkuar protestuesve dhe qytetarëve të ngrihen për demokracinë.

Më pas thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kanë mbushur bulevardin.

Login to post comments