“ Tjetër protestë në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar”, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Hënë, 18 May 2020 19:15

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje edhe protestës së kësaj të hëne kundër shembjes së teatrit kombëtar. Prestigjozja amerikane “New York Times” ka shkruar se artistët shqiptarë dhe mbështetës të partive opozitare janë mbledhur për të dytën ditë radhazi për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, cfarë ka shkaktuar edhe një tension të fortë politik mes një debati të madh për tradhëgiminë.


“Duke shkelur urdhërin për mosmbajtje të tubimeve masive për shkak të coronavirusit, disa mijëra njerëz u mblodhën pranë vendndodhjes së teatrit, për të mbështetur artistët në protestën e tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama”-shkruan Associated Press.

Nyt

“Tetari u shemb të dielën pavarësisht protestave. Policia largoi një grup artistësh dhe liderë të opozitës nga teatri para se të niste shembja. Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka kërkuar restaurimin e ndërtesës së vjetër të teatrit, të cilën e konsiderojnë një trashëgimi kombëtare”-bën të ditur e përditshmja amerikane Washington Post.

Washington

Lideri i partisë kryesore opozitare PD dënoi shembjen e teatrit dhe e cilësoi si krim makabër dhe dhunë fragrante ndaj Kushtetutës dhe Ligjit. Gjithashtu, protestuesit u shprehën edhe kundër masave të marra në kuadër të coronavirusit”-shton më tej e përditshmja amerikane “Washington Post”.

 

https://www.nytimes.com/aponline/2020/05/18/world/europe/ap-eu-albania-theater-protest.html?searchResultPosition=4

 

https://apnews.com/3d6da80184a5060cb1b4069341beea37

Login to post comments