Zbardhet shkaku/ Ja pse u ndalua nga policia aktori i humorit

Hënë, 18 May 2020 19:37

Policia e Shtetit vazhdon me sjelljen e saj brutale ndaj qytetarëve dhe artistëve.

Ditën e sotme kjo polici e cila është vënë në shërbim të plotë të Ramës dhe veglave të tij, ka shoqëruar menjëherë pas protestës së organizuar nga AMT, aktorin e njohur të humorit, Ervin Bejleri.

 

Bejleri po mbahet aktualisht në komisariatin nr 4 në Tiranë.

 

Arsyeja e shoqërimit është po aq banale sa edhe sjelljet e vetë policisë në kohë regjimesh. Bejleri është ndaluar sepse është konfliktuar verbalisht me policinë, gjatë protestës së djeshme.

 
 
 
 
 
Login to post comments