Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, pak pas protestës para Ministrisë së Brendshme, i rikthehet edhe një herë debatit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili merr dy shembuj nga Tirana: godinën e Pallatit të Kulturës, i ndërtuar nga sovjetikët që pritet të rikonstruktohet dhe Teatrin, i cili mëngjesin e djeshëm u rrënua.
Sipas tij, Edi Rama është taleban si kryeministër dhe zero si artist.
"Pallatin komunist të Kulturës e restaurojnë Teatrin e shembin!? Edi Rama taleban si kryeministër dhe zero si artist. Edi Rama restauron shëmtirën Teatrin te Pallati i Kulturës i inauguruar nga Hrushovi. Ndërsa Teatrin e projektuar nga Giulio Berte' e shemb e shkatërron. Shikoni fotot dhe komentet janë të panevojshme", shkruan Vasili.
© SYRI.net