Në fjalën e tij gjatë protestës së sotme në bulevard, analisti Fatos Lubonja kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Por sipas akademikut Artan Fuga, nuk mund të presim që pas asaj që ndodhi kryeministri Rama apo Veliaj të japin dorëheqjen.
Fuga shtoi më tej se, nuk e kupton nëse protestat i drejton opozita apo thjesht mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
"Nuk pres që qeveria dhe bashkia të thonë, ne e prishëm dhe po japim dorëheqjen se ajo që bëmë dje ishte gabim. Njerëzit kur thonë se jemi të mërzitur nga politika, në perceptimin mbarëqytetar nuk ka një dallim programor midis partive politike dhe them edhe një herë: ku do shkojnë këto protesta? Opozita i udhëheq apo mbështet Aleancën? Nëse i mbështet Aleanca nuk ka shpalosur ndonjë program për daljen në rrugë. Unë këtë nuk e kuptoj", tha Fuga në "Çim Peka LIVE".
Ndërsa sipas ish presidentit Bujar Nishani, janë 4 arsye pse politika duhet të ndërhynte.
"Ka asgjësuar dhe nuk pranon të presë atë që është gjykimi për konflikte të tilla, që është sistemi gjyqësor. E injoron dhe nuk e pranon. Nuk zbaton asnjë ndjesi masive te qytetarët që është përgjegjës dhe kundëreagon kundër këtyre ndjesive përmes dhunës ekstra. Këto katër shtylla konfirmojnë faktin se çdo qytetar është i dhunuar dhe i pa sioguruar. Në këtë kontekst futet politika. Përgjegjësia e saj është të të angazhojë qytetarët", u shpreh Nishani