Një mega-operacion po zhvillohet nga “operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”.
Operacioni është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare në Aeroportin ‘Nënë Tereza’. Burime jo zyrtare për Top Channel bëjnë me dije se operacioni është i koduar ‘Crystal Eagle’ dhe nga ky operacion janë ndaluar mbi 20 persona.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi i të arrestuarve dërgonte njerëz në SHBA me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me të tjerë.