Confindustria Italiane: Shembja e Teatrit në Tiranë, sikur të shembim Koloseon për të bërë një më të madh

E mërkurë, 20 May 2020 16:37

Presidenti i Confindustria Albania Sergio Fontana protestoi sot kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërtuar nga italianët në 1938. “Ishte sikur të mendosh të ndërtosh një teatër më i madh, dhe të prishësh Arena di Verona ose Koloseum”.

Ndërsa ditën e djeshme reaguan arkitektët italianë. Arkitektët e Universitetit të “La Sapienza” në Romë të Italisë, Marco Petreschi, Nilda Valentin, Antonino Saggio dhe Anna Bruna Menghini, kanë reaguar me tone kritike ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

 

Ata kanë nënshkruar një dokument shumë kritik, ku ngrenë edhe pyetjen se, për një objekt me vlera historike siç ishte Teatri Kombëtar “Pse nuk ndërhyri ambasada italiane në Shqipëri?”.

“Çfarë bënë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur në këto raste? A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri? Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje, shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë diference ka sot me demokracinë shumë të mirënjohur shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj kohe. Çfarë diferencë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? ”, thonë ndër të tjera ata, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare.Më tej ata shtojnë: Për 27 muaj ajo rezistoi si një monument kulture i mbrojtur nga populli. Por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës ra nën goditjet e fadromave. Ishte shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve 1930. 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...