Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri në fjalën e tyre para protestuesve në mbojtje të Teatrit është shprehur se ajo që po ndërton Rama me Veliajn është një tallava.
Mërtiri ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se kjo qeveri nuk e do teatrin, pasi teatri është elitar.
Kjo është një qeveri që synon synon të ndërtojë një qytet gradaçelash.
“Ky Teatër ishte pjesë e të paktave vlerave kulturore që i kishte mbetuur kryeqytetit dhe Rama dhe Veliaj kanë urrejtje ndah gjërave të bukura, pasi janë vetë të shëmtura, janë të shëmtura në shpirt, në politikat që bëjën. Ajo çfarë po ngre Rama është kudo që një tallava. Kultura që ai kërkon të kultivojë është tallava. Sepse kultura e cdo vendi totalitar është tallava. Ne kemi politikë tallava, analistë tallava, gjykata tallava, akademikë tallava. Prandaj nuk duan teatër, sepse teatri është elitar dhe jo tallava. Teatri është e kundërta e betonit që këta po ngrenë. Ata duan të ndërtojnë një qytet gradaçelash. Shikoni si e ka bërë kryeministrin me drita. Ajo që është më e tmerrshme është se jetesa jonë po masakrohet. Rama i ka kapur të gjitha pushtetet e pavarura”, është shprehur Mërtiri./