Kush janë moralistët që po justifikojnë përdhunimet dhe dhunimet?

E mërkurë, 03 June 2020 18:59

Kur kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas një skandali që shkaktoi një ortek kritikash dhe thirrje të shumta për dorëheqje apo shkarkim, tha se nuk do të dëgjojë 'moralistët'.

Në fakt, edhe ai vetë ra në të njëjtën gropë si Ardi Veliu, kur bëri moral se familjet duhet të edukojnë siç duhet fëmijët e tyre.

 

Por në Shqipëri skandalet shfaqen çdo ditë dhe tani opinioni publik është shokuar nga fakti se një minorene është përdhunuar nga roja e një shkolle 9-vjeçare. Historia ka vazhduar për thuajse një vit, por vetëm shteti, që duhej ta mbronte minorenen, nuk ka ditur asgjë.

 
 
 

Edhe në këtë rast, pasi opinioni publik dhe opozita kërkoi dorëheqjen e ministres Besa Shahini, të cilës po i shtohen kaq shumë rastet e tilla, mori një përgjigje ‘moraliste’.

 
 

Shahini akuzoi se fajin e ka shoqëria, kultura e përgjithshme... dhe media që paska raportuar për ngjarjen me tonet e papërshtatshme.

Kush po i kërkon ministres, Ardiu Veliut dhe Edi Ramës që të bëjnë moral? Askush. Po u kërkojmë që të zbatojnë ligjin, të mos lejojnë të dhunohen njerëzit, të mos lejojnë përdhunimet, të mos gërmojnë në jetën private të të tjerëve, të mos kërcënojnë dhe të mos shantazhojnë.

Le të bëjnë punën e tyre dhe të mos akuzojnë të tjerët për moralistë. Por punën nuk e kanë bërë dhe tani janë hedhur në sulm për të treguar se fajin e ka shoqëria, se ju jeni të përdalë, të paedukuar, të pakulturuar. Kurse ata që Europa po i quan me plot gojën ‘barbarë’ dhe ‘gangsterë’ në krye të shtetit, po na dalin të kulluar. Aq të kulluar sa e kanë zgjidhur çështjen e ligjit dhe rendit dhe tani po japin edhe leksione kulture. Duke na bërë moral, po e justifikojnë edhe dhunën, edhe përdhunimet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...