Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik, ja kur pritet të rifillojë

E mërkurë, 03 June 2020 19:15

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila po mbahet prej disa orësh në rezidencën e ambasadës amerikane, mësohet se është ndërprerë për të vazhduar po sot në një moment tjetër.

Anëtarët kanë dalë nga rezidenca pas disa orësh intensive bisedimesh bashkë me përfaqësuesit diplomatikë të BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

 
 

Mbledhja pritet të rifillojë në orën 20:30.

 
 
 

Ndërkohë që ditën e djeshme takimet zgjatën për afro 9 orë.

 
 

Në fund të këtij itinerari, ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaroi se ka përparim duke i bërë thirrje palëve të heqin dorë nga kërkesat për të cilat nuk arrihet  marrëveshje.

Modifikuar më E mërkurë, 03 June 2020 20:50
Login to post comments